Studentët e Dizajnit të Integruar në UBT zhvilluan një vizitë studimore në zyrën kreative të dizajnit “DIEFORM”

12/06/2023

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, të shoqëruar nga profesoresha Sebil Şpat Brahloka, kanë zhvilluar një vizitë studimore në zyrën kreative të dizajnit “DIEFORM”.

Studentët patën rastin të shohin nga afër punën e stafit në këtë zyre, si dhe të njihen me mision dhe vizionin e saj, duke përforcuar njohuritë e tyre rreth fushës së dizajnit dhe kreativitetit.

“DIEFORM” është hapësirë krijuese për bashkëpunim ndërdisiplinor dhe dizajn, e fokusuar në krijim për zgjidhjen e problemeve të faktorit kryesor, njeriut. Hapësirë kjo që mundëson që pasioni i shumë të rinjve të shfaqet përmes ideve inovative dhe të qëndrueshme e cila sjell rezultate unike.