Studentët e UBT-së fituan garën “Young Innovators” me StartUp-in e tyre “PikPik”

04/06/2023

Përmes “PikPik”, një aplikacion ku kompanitë e taksive mund të regjistrojnë makinat e tyre dhe klienti mund të gjejë taksinë më të afërt, studentët e UBT-së kanë fituar garën “Young Innovators”, në Qendrën e Trajnimeve dhe Inovacionit ITP Prizren.

Studentët e vitit të dytë të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Prizren, Ramazan Morina, Florian Morina dhe Jeton Kameri kanë fituar garën me aplikacionin “PikPik” që do të jetë një aplikacion në dobi të qytetarëve.

Me këtë fitore të shkëlqyer, studentët tregojnë se janë pjesë e brezit të ri të inovatorëve dhe sipërmarrësve shqiptarë.

Ky sukses i madh i studentëve të UBT-së tregon potencialin dhe talentin e tyre në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Ata përfaqësojnë një shembull frymëzues për të gjithë studentët e tjerë dhe tregojnë se me përkushtim dhe punë të palodhshme, është e mundur të arrish suksese të jashtëzakonshme në botën e teknologjisë.