Studentët

Përgjatë gjithë viteve të studimit, studentët tanë përgatiten profesionalisht dhe moralisht që të kryejnë me nder përgjegjësinë të cilën do ta marrin si teknikë të anesteziologjisë dhe për peshën e profesionit që kanë zgjedhur.

 

Mundësi e mësimit përmes praktikës që do të kryejnë gjatë gjithë kohës në poliklinikën moderne të UBT-së, si dhe mundësia e mësimit përmes Realitetit Virtual, u krijon studentëve qasje në profesion ende pa i mbaruar studimet.

 

Kësisoj, ata janë plotësisht në gjendje që me përfundimin e studimeve t’ju dalin në ndihmë pacientëve dhe kolegëve të tyre të punës.