Studentët

Ju jeni të fascinuar me rendin ndërkombëtar në fushën e menaxhimit të patundshmërive dhe planifikimit urban dhe dëshironi të jeni pjesë e këtij rendi dhe të përfitoni nga praktikat më të mira të vendeve të rajonit dhe Evropës. Ju keni orientim ndërkombëtar dhe dëshironi të jeni i përfshirë në biznes ndërkombëtar me korporatat e huaja që merren me patundshmëri. Ju keni orientim ndërkombëtar dhe dëshironi të jeni i përfshirë në menaxhimin e projekteve infrastrukturore dhe publiko private. Ju keni shkathtësi interpersonale, jeni i saktë dhe jeni student i pavarur dhe disciplinuar. Për më shumë ju keni mendimin tuaj kritik: ju nuk pranoni çdo gjë pa e shqyrtuar atë paraprakisht dhe keni mendimin tuaj të pavarur.

A e shihni vetën në këtë profil? Atëherë programi i ESLG-së në menaxhimin e patundshmërive dhe infrastrukturës është zgjedhja më e duhur për ju! 

 

Pas diplomimit, studentit i lëshohet diploma Kosovare e lëshuar nga Kolegji ESLG me të cilën fitohet grada akademike Baçelor i Arteve në Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës sipas rregullave të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës.

 

Pas diplomimit-Shansat për karierë

 

Me titullin e fituar bachelor në menaxhimin e patundshmërive ju mund të vazhdoni studimet master në këtë fushë dhe ju keni njohuri të hollësishme për praktikat e menaxhimit të patundshmërive, trendet e rregullimit urban në BE, planifikimin e ndërtimit banesor në bazë të standardeve evropiane dhe vlerësimin e patundshmërive si investime financiare. Ju keni aftësi për të menduar në nivel evropian. Për shkak të ndërkombëtarizimit dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perendimor dhe Kosovë, do të ekzistojë një kërkesë e shtuar për rregullim urban dhe menaxhim të duhur të patundshmërive si parakusht për pranim në BE. Pas diplomimit, ju mund të punoni në qeveri, menaxher i kompanive të patundshmërive apo edhe të bëheni vetë ndërmarrës në patundshmëri. Ju gjithashtu mund të punoni për qeverinë si këshilltar në menaxhimin e patundshmërive. Ju gjithashtu mund të punoni për qeverinë si këshilltar në projektet infrastrukturore, partneritetet publiko-private apo edhe të menaxhoni projektet madhore të infrastrukturës.