Studentët

Kriteret e pranimit të programit janë si më poshtë:

Programi është hartuar për të tërhequr: nxënësit me diploma të mesme të larta në art, dizajn, arkitekturë dhe shkenca shoqërore; studentët nga disiplina të tjera të cilët duan të ndryshojnë shtigjet e karrierës, pra studentët e shkencës, arkitekturës, studentë nga biznesi dhe administrata; profesionistë që punojnë në industri kreative të interesuar për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe nivelin e karrierës.

Studentët e UBT-së kanë mundësi të ndjekin ligjëratat në Fakultetin e Dizajnit të Integruar në Kampusin Lipjan, e cila ofron mundësi të përshtatshme infrastrukturore moderne për të gjithë studentët. Ajo që ka rëndësi të veçantë të kampusit është biblioteka e cila ka mbi 50.000 libra të digjitalizuar (E-Library) dhe të cilat janë lehtësisht të arritshme nga studentët.

Për më tepër, hapësira e punës në laboratorë mundëson zbatimin e projekteve studentore nën mbikëqyrjen e profesorëve dhe asistentëve.

UBT gjithashtu ofron mundësi të ndryshme si turne studimi, mundësi punësimi, avancime në udhëzimet e tyre profesionale dhe aktivitete të ndryshme profesionale (vizita, trajnime, certifikime dhe kurse për avancim profesional).