Qindra të rinj nga rajoni i Prizrenit, tashmë kanë vendosur të bëhen pjesë e UBT-së

21/08/2019

Programet e shumta akademike, numri i madh i laboratorëve inovativ që janë në dispozicion për të gjitha fakultetet dhe bursat e studimit që ofrohet nga institucioni, kanë bërë që qindra studentë nga rajoni i Prizrenit, të regjistrohen në UBT dhe të përmbushin hapin e parë të tyre drejt arritjes së qëllimit në karrierë.

 

Këta të rinj po i bashkohen institucionit më të suksesshëm në arsimin e lartë në Kosovë, pasi sipas tyre, UBT po përmbush të gjitha kriteret për arsim cilësor, është i pasur me infrastrukturë moderne, si dhe posedon bibliotekën më të madhe në rajon.

 

Studentët përveç që do të ngritën profesionalisht në profesionin që kanë zgjedhur, gjithashtu, ata do të përfitojnë edhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit që UBT ka me 450 universitete ndërkombëtare e institucione të tjera partnere.

Falë programeve Erasmus +, studentët e UBT-së do të kenë mundësinë e të studiuarit jashtë vendit, për një semestër, një vit akademik ose deri në përfundim të studimeve të plota nëpër shtete në ndryshme të botës.

 

Studentët nga ky rajon do të kenë mundësinë të vijojnë studimet në qendrën e UBT-së në Prizren, ndërkohë, interesim shumë të madh të të rinjve për regjistrim ka edhe në të gjitha qendrat e tjera të UBT-së në Kosovë, në Ferizaj, Pejë, Prishtinë, Lipjan.

 

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!