Maturantët e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren vizitojnë degën e UBT-së në Prizren

18/01/2022

Kampusi i UBT-së në Prizren ka mirëpritur maturantët e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, nga ku janë pritur nga menaxheri i kampusit, profesor Vehbi Sofiu, i cili i ka njoftuar nxënësit me institucionin e arsimit të lartë – UBT.

 

Ndër të tjera, nxënësit patën mundësi që të shohin infrastrukturën moderne të kampusit inovativ në Prizren, teksa u njoftuan nga profesori Sofiu edhe me profilet e studimeve inovative që janë në UBT.

 

Kampusin e UBT-së në Prizren e vizituan nxënësit e klubit të karrierës, të cilët u informuan me mundësitë që ofron institucioni, laboratorët, ndërlidhjen e pjesës praktike, mundësinë e shfrytëzimit të literaturës fizike dhe elektronike, si dhe me platformat më të reja të mësimit VR dhe XR.