Maturantët e Gjimnazit “Gjon Buzuku” nga Prizreni vizituan kampusin e UBT-së në Prizren

06/03/2023

Maturantët e Gjimnazit “Gjon Buzuku” nga Prizreni, nën përcjelljen e profesorit Lamir Shkurti, u mirëpritën nga drejtori i kampusit të UBT-së në Prizren, Prof. Dr. Vehbi Sofiu, me ç’rast realizuan një vizitë informuese dhe punëtori në hapësirat e UBT-së në Prizren.

Ai ka mbajtur një prezantim për mundësitë e studimit në programe të ndryshme që ka UBT dhe mundësitë praktike me orientim në karrierë sipas bashkëbisedimit me maturantët.

Profesor Sofiu e mbajti një punëtori duke prezantuar teknologjinë “EON XR” dhe punimet e studentëve që kanë realizuar detyra projektuese në kuadër të lëndës me këtë teknologji.

Maturantët më pas kanë vizituar të gjithë infrastrukturën e UBT-së duke përfshirë edhe laboratorët e programeve të ndryshme, teksa kanë parë edhe punimet e studentëve që kanë realizuar në KREN të ITP-së.