Ambasadori i Luksemburgut, Patrick Heck, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, qëndruan për vizitë në UBT

12/09/2023

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mirëpriti Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Patrick Heck, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Rektori Hajrizi, Ambasadori Heck dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan mbi zhvillimet aktuale dhe sfidat që po përballet Kosova në fushën e arsimit dhe zhvillimit.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të thellë ndërmjet institucioneve në këto shtete në përparimin e arsimit dhe shkencës.