Profesorë të UBT-së zhvilluan një vizitë në “The Masaryk Institute of Advanced Studies” në Pragë

15/06/2023

Profesorët e UBT-së, Lulzim Beqiri, Bekim Çeko dhe Zejnulla Rexhepi, zhvilluan një vizitë në “The Masaryk Institute of Advanced Studies” në Pragë, në Republikën Çeke.

Në kuadër të kësaj vizitë u realizua konferenca “Zhvillimi rajonal në mes të teorisë dhe praktikës”, ku mori pjesë në mënyrë virtuale edhe koordinatorja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Zana Prelvukaj.

Gjatë vizitës është realizuar edhe takim me drejtoreshën e zyrës së Institutit Masarik për studime të avancuara. Në këtë takim është shtjelluar aplikimi në projektin V4 dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të UBT dhe MIAS.

Rekomandimet që janë nxjerrë nga ky takim janë: të analizohen mundësitë për bashkëpunim real, jo vetëm në marrëveshje dhe të fillohet me aktivitete të vogla; të analizohet mundësia e mobilitetit për studentë me programin Erasmus+; të bëhet ftesa për vizitë në UBT për disa përfaqësues të Fakulteteve nga “Anhalt University”; të ftohen mësimdhënës nga MIAS CTU për punëtori njëjavore në UBT (përmes Erasmus+) me studentë të UBT-së.