Profesori i njohur italian, dr. Luciano Saso vizitoi UBT-në dhe u shpreh i impresionuar nga të arriturat e institucionit

bool(false) 05/09/2019

Zv. rektori i European University Networks/ Sapienza University of Rome, dr. Luciano Saso ka mbajtur një diskutim të përbashkët me studentët dhe stafin e UBT-së, me ç’rast u përqendrua kryesisht në çështje që lidhen me grupet e punës në Network of Universities from the Capitals of Europe (UNICA), pasi edhe është kryesues i grupeve punese të këtij rrjeti. 

Duke treguar mbi bashkëpunimin dhe punën që bëhet mes universiteteve evropiane, ai tregoi përshtypjen e tij të mirë për punën që është bërë ndër vite në UBT.

“Jam i impresionuar me cilësinë e institucionit, me përgatitjen e lartë të stafit akademik dhe me nivelin jashtëzakonisht të lartë të inovacionit që e karakterizon UBT”, theksoi dr. Saso.

Sipas tij, UBT-së ia shton edhe më shumë vlerën niveli i lartë i ndërkombëtarizimit, si një element kryesor për funksionimin e mirë të një institucioni dhe që garanton qasje përtej kufijve shtetërorë.

Profesori Luciano Saso qëndroi në UBT me ftesën e rektorit të UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, i cili potencoi se është nder dhe privilegj për UBT-në, që ta ketë të ftuar një personalitet që ka dhënë shumë për arsimin dhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore evropiane.

UBT ka mbi 400 partnerë ndërkombëtarë nga pothuajse të gjitha vendet e botës, me të cilët, që nga themelimi e deri më sot, ka realizuar një varg aktivitetesh të përbashkëta, prej të cilave më së shumti kanë përfituar stafi dhe studentët e UBT-së.