UBT Radio Campus

 

Radio Campus

Radio Campus operon në kuadër të veprimtarisë së UBT-së, dhe është e themeluar të përmbush nevojat mediale të komunës së Lipjanit me rrethinë.

Radio Campus u licencua më 25 mars 2015, nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), dhe transmeton 24 orë në ditë nga Lipjani, programe kulturore, edukative, sociale, argëtuese, edicionet e lajmeve live etj., gjithnjë me një numër në rritje të dëgjuesve.

Në radio involvohen direkt edhe studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim të UBT-së, të cilët zhvillojnë njohuritë dhe kryesisht punën praktike.

Udhëhiqet nga një staf profesional dhe është e hapur për të gjitha kategoritë e shoqërisë. Radio ka prioritet objektivitetin, shpejtësinë, saktësisë dhe të jetë media e balancuar. Lajmet dhe zhvillimet qe transmetohen nga kjo radio janë në përputhje me kodin e etikës, si dhe në përputhje me standardet e paraparë nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM).

Radio Campus do të zbatojë një standard të avancuar të programeve informative duke zhvilluar biseda nga tereni, intervista në studio, mysafirë nga fusha të ndryshme, si: Arsim, Inovacion, Ekonomi, Ndërmarrësi, Kulturë, Politikë, Sport etj.