UBT News është gazeta e krijuar nga Media Group i UBT-së dhe studentët e Fakultetit të Media dhe Komunikimit. Ajo trajton çështje që lidhen me studimet e studentëve, aktivitetet që zhvillohen brenda UBT-së, dhe përmban rrëfime suksesi të studentëve. Është një platformë që ofron hapësirë për studentët për të shprehur mendimin e tyre të lirë dhe është një dokument i çmuar që i informon studentët për zhvillimet më të reja dhe më interesante në UBT.Gazeta është një botim ku studentët shpërfaqin botëkuptimet, mendimet dhe talentin e tyre në të shkruar, ndërsa fotografitë pasurojnë dhe japin ngjyrim artikujve të tyre. Në UBT News mund të lexoni lajmet më të rëndësishme që karakterizojnë UBT-në brenda një periudhe të caktuar, duke përfshirë artikuj informativë, editorialet, intervistat me studentë dhe profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, shkrime autoriale të ligjëruesve të institucionit, si dhe ese, portrete të studentëve, reportazhe dhe shkrime për trajnime, punëtori dhe aktivitete të tjera.Projekti dhe botimi i gazetës mbështetet nga rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, dhe nga Këshilli Akademik i UBT-së. UBT News publikohet tri herë në vit, çdo katër muaj. Numrin e ri të gazetës mund ta merrni falas në objektin e UBT-së dhe gjithashtu mund ta shfletoni në uebfaqen e UBT-së: www.ubt-uni.net.

UBT News, 2024

20/02/24

Lexo më shumë

UBT News, Dhjetor 2021

22/12/21

Lexo më shumë

UBT News, Janar 2021

29/12/20

Lexo më shumë

UBT-News Dhjetor 2019

08/01/20

Lexo më shumë

UBT-News Korrik 2019

04/11/19

Lexo më shumë

UBT-News Dhjetor 2018

30/12/18

Lexo më shumë

UBT-News Maj 2018

10/05/18

Lexo më shumë

UBT-News Nentor 2017

18/12/17

Lexo më shumë

UBT-News Prill 2017

24/04/17

Lexo më shumë

UBT News – Maj 2016

25/05/16

Lexo më shumë