Deklarata e Misionit
Misioni i studimeve në Inxhinierisë Mekanike (BSc) është të përgatisë inxhinierë kompetent, me njohuri të thella teorike dhe praktike, të aftë për të dizajnuar, analizuar, prodhuar dhe mirëmbajtur sisteme mekanike që i përgjigjen kërkesave bashkëkohore të industris, teknologjisë dhe shoqërisë.
Vizioni
Të jetë një program lider i studimeve në Inxhinieri Mekanike në Kosovë dhe rajon, i njohur për cilësinë akademike, bashkëpunimin e ngushtë me industrinë, orientimin drejt kërkimit të aplikuar dhe kontributin në zhvillimin e qëndrueshëm të inxhinierisë.
Qëllimet e Programit te Studimeve
Për të përmbushur misionin e tij, programi i Inxhinieris Mekanike ndjek këto synime të përgjithshme:
- Krijimi i bazës së fortë në shkencat e inxhinierisë mekanike-T’u ofrojë studentëve njohuri të qëndrueshme në matematikë, fizikë, shkencën e materialeve, mekanikë, termodinamikë dhe mekanikën e fluideve, si bazë për analizën dhe projektimin inxhinierik.
- Zhvillimi i aftësive për analizë dhe projektim inxhinierik-Të përgatisë studentët për analizimin, dizajnimin, modelimin dhe optimizimin e komponentëve dhe sistemeve mekanike, duke përdorur standardet inxhinierike dhe mjetet moderne digjitale
- Integrimi i inxhinierisë digjitale dhe teknologjive moderne të prodhimit-Të zhvillojë kompetenca në CAD, CAM, FEM, automatizim dhe teknologjitë e prodhimit inteligjent, duke i përgatitur studentët për kërkesat e industrisë moderne.
- Nxitja e inxhinierisë së qëndrueshme dhe të përgjegjshme-Të zhvillojë inxhinierë që marrin parasysh ndikimin mjedisor, eficiencën e energjisë, standardet e sigurisë dhe përgjegjësinë etike gjatë marrjes së vendimeve inxhinierike dhe projektimit të sistemeve.
- Përgatitja për tregun e punës dhe zhvillimin e vazhdueshëm professional-Të zhvillojë aftësitë profesionale, komunikuese, të punës në ekip dhe të menaxhimit të projekteve, të nevojshme për punësim, bashkëpunim ndërdisiplinor dhe zhvillim profesional gjatë gjithë karrierë
Objektivat e Programit
Për arritjen e këtyre qëllimeve, programi synon:
- Të zhvillojë njohuri të thella analitike dhe shkencore në fushat kryesore të inxhinierisë mekanike.
- Të aftësojë studentët për projektimin dhe analizën e sistemeve mekanike duke përdorur standarde inxhinierike dhe mjete digjitale.
- Të ofrojë mësim praktik përmes laboratorëve, projekteve dhe bashkëpunimit me industrinë.
- Të promovojë qëndrueshmërinë, sigurinë dhe përgjegjësinë etike në zgjidhjet inxhinierike.
- Të zhvillojë aftësitë e komunikimit, punës në ekip dhe menaxhimit të projekteve.
- Të përgatisë të diplomuarit për tregun e punës, bashkëpunimin me industrinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional.
Rezultatet e të Nxënit (PLO)
Njohuritë
- Zotëron njohuri të thella në matematikë, fizikë, shkencat e materialeve dhe mjetet digjitale që përdoren në inxhinierinë mekanike.
- Shpjegon parimet e mekanikës, rezistencës së materialeve, termodinamikës, mekanikës së fluideve dhe elementeve të makinave.
- Kupton metodat e dizajnit mekanik, teknologjitë e prodhimit, përfshirë CNC, CAM dhe prodhimin aditiv, si dhe sistemet e prodhimit.
- Njeh standardet inxhinierike, veçanërisht standardet ISO, dokumentacionin teknik, parimet e qëndrueshmërisë dhe aspektet ekonomike e menaxheriale të zgjidhjeve inxhinierike.
Aftësitë
- Zbaton metoda analitike dhe softuerë inxhinierikë për zgjidhjen e problemeve në statikë, dinamikë, analizë te strukturave dhe sisteme termo-fluide.
- Përdor CAD, CAM dhe mjete të simulimit (p.sh. softuerë FEA) për modelim, analizë dhe dokumentim teknik.
- Projekton dhe optimizon komponentë mekanikë dhe procese të prodhimit, duke marrë parasysh materialet, funksionalitetin, sigurinë dhe kufizimet e prodhimit.
- Zhvillon dhe interpreton vizatime teknike dhe dokumentacion prodhimi në përputhje me standardet inxhinierike.
Kompetencat
- Punon në mënyrë të pavarur dhe në grup në projekte inxhinierike, përfshirë aktivitetet e punës praktike dhe temës së diplomës.
- Planifikon dhe menaxhon detyra inxhinierike duke zbatuar standardet e sigurisë, parimet etike dhe zhvillimit të qëndrueshme.
- Vlerëson dhe përzgjedh teknologjitë dhe sistemet e përshtatshme të prodhimit për aplikime industriale.
- Reflekton mbi përformancën e vet profesionale dhe angazhohet në mësimin gjatë gjithë jetës për t’iu përshtatur zhvillimeve teknologjike dhe industriale.