Projekte

369 maturantë të trajnuar në UBTUBT ka përfunduar suksesshëm trajnimin për maturantë në fushën e teknologjisë informative, në kuadër të projektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

UBT është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për zhvillimin e këtyre trajnimeve me kapacitete të plota dhe me profesionistët më të mirë të teknologjisë informative, duke u mundësuar pjesëmarrësve të thellojnë njohuritë e tyre rreth kësaj fushe.

Trajnimet janë zhvilluar në rajone te ndryshme në Prishtinë, Lipjan, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakove dhe Mitrovice  duke u mundësuar secilit maturant të bëhet pjesë e trajnimit në kuadër të projektit të MAShTI-t.

Përmes një infrastrukture moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit, UBT u ka mundësuar të rinjve që përmes trajnimeve të shumta të përfitojnë dhe të avancojnë njohuritë për fusha të ndryshme.

UBT në marrëveshje bashkëpunimi me INFO SOFT ka ofruara trajnime këto trajnime:

  • CCNA Data Center;
  • Certified Ethical Hacker (CEH);
  • Writing Analytical queries for BI;
  • ISO 27001 Information Security and Auditing trainings;
  • Practical SQL Server Security, Compliance and Auditing;
  • MS Information Protection Administrator;
  • Tuning and optimizing SQL Database.

 

UBT ka nënshkruar një marrëveshje me programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), për ofrimin e shërbimeve të trajnimit për përfituesit e programit të aftësive digjitale.UBT përmes Departamentit për Produkte dhe Shërbime Profesionale, ka ofruar trajnime të ndryshme për programet e aftësive digjitale, përmes profesionistëve më të mirë të fushave përkatëse që janë në vend dhe rajon.

Trajnimet që janë zhvilluar në UBT përfshin: SEO, Social Media, Photoshop.

 

Duke u bazuar në procesin katër hapësh të departamentit për Produkte dhe Shërbime Profesionale të UBT-së, i cili përbëhet prej analizës së nevojave për trajnim, krijimin e trajnimin të përshtatjes për nevoja të organizatës, montimin e pajisjeve për trajnim nëpër lokacion sipas kërkesës për trajnim, mbajtjes së trajnimit dhe përcjelljen e sukseseve pas trajnime kemi organizuar trajnime për

  • Shkathtësi të buta për Zhvillimin në karriera,
  • Menaxhimi i stresin,
  • Punën virtuale dhe në distancë.

Pjesëmarrësit janë njohur me sfidat përparësitë ku janë shkëmbyer përvojat mes pjesëmarrësve dhe ekspertëve të fushës.

ALLED Faza II është krijimi i një mjedisi virtual të të mësuarit me teknologji të fundit, i paraparë për t’u shpërndarë në gjashtë shkolla profesionale publike në të gjithë Kosovën.

Përmes këtij projekti UBT dhe ALLED2 kanë përfshirë 600 nxënës dhe profesorë në teknologjinë më të re dhe më të sofistikuar, kështu duke bërë procesin e dorëzimit, instalimit, konfigurimit dhe trajnimit të tyre, për tri vitet e ardhshme në 6 shkolla të Kosovës.

Pas qyteteve Suharekë dhe Prizren, sot përfundoi shpërndarja e pajisjeve Meta Quest 2, si dhe licencimi i platformës për këto shkolla: “Nexhmedin Nixha” – Gjakovë, “Zenel Hajdini” – Ferizaj, “Andrea Durrsaku” – Kamenicë, si dhe “Fehmi Agani” – Klinë.

Kjo platformë inovative do të ndihmojë në zhvillimin e kurrikulave në fusha të rëndësishme si Inxhinieri Mekanike, Bujqësi dhe sektori i Energjisë. Gjithashtu, UBT do të ofrojë trajnime për profesorët e shkollave të mesme, duke i përgatitur ata për përdorimin efikas të Platformës EON AVR/VR.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes Agjencisë së Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) me përkrahje të Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosova, ka organizuar trajnime në formatin e kampit digjital (Digital Bootcamp), të cilat janë ofruar nga Kolegji UBT

Nga këto trajnime kanë përfituar rreth 40 të rinjtë (18-29 vjeç) nga mbarë Kosova të cilët për 5 ditë kanë punuan në mënyrë intensive që të rrisin aftësitë e tyre në fushën e Marketingut Digjital (Digital Marketing), Grafik dizajnit (Graphic Design), E-komerc (E-commerce), Web dizajn (Webdesign), dhe kësisoj kanë rritur mundësitë e tyre të punësimit apo vetë-punësimit.

UBT në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës, ka ofruar trajnime për të papunët në qytetin Ferizaj.

Të interesuarit kane ndjekur trajnimin Realiteti Virtual me Inteligjencë Artificial

Përveç trajnimit kandidatet perfituan nga UBT falas platformën EON Reality.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ishte që përmes bashkëpunimit me ofrues të jashtëm të trajnimit të krijojë mundësi për të papunët dhe punëkërkuesit e regjistruar (18-24 vjeç), të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi të duhura në programet e Teknologjisë Informative (TI), në përputhje me nevojat e tregut të punës, ashtu që të rriten mundësitë e punësimit të tyre.