Tradita dhe Inovacioni në një Program të Vetëm
Mirë se vini në Fakultetin e Muzikës Moderne në UBT – qendra e parë akademike në Kosovë që kombinon artin muzikor, teknologjinë dhe menaxhimin në një program unik dhe ndërdisiplinor.
Këtu formohen gjeneratat e reja të krijuesve, producentëve, performuesve dhe menaxherëve muzikorë që udhëheqin transformimin e industrisë muzikore në nivel lokal dhe global.
Misioni ynë
Të përgatisim profesionistë të kompletuar, të aftë të kombinojnë krijimtarinë artistike, prodhimin digjital dhe menaxhimin muzikor në një treg në zhvillim.
Studentët tanë fitojnë njohuri praktike dhe përvojë konkrete për të ndërtuar karriera të qëndrueshme në industrinë moderne të muzikës.
Çfarë Ofron Fakulteti
Programe të akredituara Bachelor dhe Master në:
- Muzikë moderne & performancë (vokale/instrumentale)
- Prodhim digjital & audio engineering
- Kompozim & krijimtari muzikore
- Menaxhim artistik & kulturor
Kurrikulë e avancuar sipas EHEA:
- Projekte reale & punë praktike
- Qasje ndërdisiplinare & mentorim profesional
- Bashkëpunime me industrinë kreative
Pajisje dhe studio profesionale për:
- Regjistrim, miksim & mastering
- Orkestrim dhe kompozim digjital
- Prodhim muzikor për film, lojëra & media digjitale
Praktikë profesionale e detyrueshme:
- Bashkëpunim me artistë dhe producentë ndërkombëtarë
- Pjesëmarrje në masterklasa, festivale & koncerte live
- Projekte nga ideja deri në performancë
Fokus në karrierën:
- Portofol personal dhe branding artistik
- Promovim dhe menaxhim i vetes si artist
- Aftësi për të operuar në tregjet vendore & ndërkombëtare
Vizioni ynë për vitin 2029
Deri në vitin 2029, Fakulteti synon të jetë:
- Lider kombëtar dhe rajonal në arsimimin muzikor të integruar me teknologji
- Qendër kërkimore për muzikë moderne, performancë dhe prodhim digjital
- Organizator ndërkombëtar i konferencave, festivaleve & forumeve kreative
- Ura ndërmjet akademisë, industrisë dhe politikave publike, me ndikim të qartë në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të Kosovës
E ardhmja e muzikës fillon këtu.
Bashkohu me Fakultetin e Muzikës Moderne në UBT dhe bëhu pjesë e skenës muzikore globale!