UBT trajnon për marketing digjital anëtarët e OEGJK-së

18/06/2019

Falë partneritetit të ngushtë, si dhe duke qenë anëtar i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, UBT, përmes trajnerit dhe përgjegjësit për Marketing Digjital në UBT, Arb Abdyli, ka mbajtur trajnim për këtë fushë në OEGJK-në, në Gjakovë.

 

Gjatë trajnimit u trajtua tema “Epoka Digjitale /Përdorimi i rrjeteve sociale në mënyrë efikase”, ku pjesëmarrës ishin të gjithë të interesuarit nga ndërmarrjet dhe bizneset në Kosovë.

 

Abdyli ka trajtuar për të pranishmit temën e fushave të marketingut digjital, rëndësinë e tyre dhe mundësinë e ngritjes dhe zgjerimit të bizneseve përmes marketingut digjital.