Interesim i jashtëzakonshëm për trajnimin në Marketing Digjital – Grupi i ri në formim e sipër

20/02/2020

Në UBT po vazhdon të ndiqet me intensitet e interesim të madh trajnimi për Marketing Digjital, si një fushë e re dhe pak e eksploruar në Kosovë, por që në të njëjtën kohë, paraqet edhe të tashmen dhe të ardhmen e të bërit marketing kudo në botë.

 

Tashmë ka filluar interesimi për grupin e ri, i cili po formohet dhe do të fillojë trajnimin së shpejti, teksa ndjekësit e këtij trajnimi do të pajisjen me certifikatë të njohur ndërkombtarisht.

 

Përmbajtja e këtij trajnimi po u ofron kandidatëve njohuri të detajuara mbi të gjitha format e të bërit marketing digjital, përfshirë marketingun në rrjete sociale, analizën dhe raportimin e kampanjave dhe të statistikave të ueb faqeve, rangimit të ueb faqeve në motorët e kërkimit, sponsorizimin e faqeve në Google si tekst dhe banerë, si dhe marketingun përmes email-it.

 

Për informata shtesë mbi trajnimet dhe procesin e aplikimit, klikoni në linkun: https://www.ubt-uni.net, kurse për informata shtesë mund të shkruani në: [email protected].

 

APLIKO TANI: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/?fbclid=IëAR0TYjgnYvVIqiIYIxJLyxY4jh5FdHD4lKGhZ-0iSYATTxxZqDBUËlviT_Q