UBT-së i akreditohen shkollat profesionale, regjistrimet kanë filluar

18/12/2020

Zhvillues i Aplikacioneve, Administrator i Sistemeve dhe Rrjetit Kompjuterik, Asistent Administrativ, Shitja dhe Shërbimi i Klientit, Instalues Elektrik, Gjuhë Gjermane, janë gjashtë shkollat profesionale të cilat së fundmi i janë akredituar UBT-së nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

 

Këto shkolla përfshijnë fusha studimi që momentalisht po ndiqen në mbarë botën e zhvilluar, teksa në UBT tashmë ofron në kuadër të Akademisë Ekzekutive për Zhvillim Profesional.

 

Në këto shkolla profesionale ligjërojnë ekspertë shumëvjeçar të fushave përkatëse, ndërkohë vlerën e këtyre trajnimeve e shton edhe fakti që UBT është certifikuar ndërkombëtarisht për ofrim të trajnimeve dhe certifikimeve nga kompanitë e njohura.

 

Deri më sot, të certifikuar nga këto trajnime shumë qindra të rinj, të cilët njohuritë e fituara i kanë shpërndarë nëpër vendet e tyre të punës dhe më gjerë.

 

Informacione më të detajuara mbi trajnimet që ofrohen nga UBT mund të merrni në:https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/

ose edhe të shkruani në: [email protected].

 

APLIKO TANI: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/