UBT organizon Punëtorinë Profesionale të Stomatologjisë, aplikimi është hapur

23/03/2018

Në Kampusin e UBT-së, në Lipjan, më 27-29 mars, Fakulteti i Stomatologjisë në UBT, do të organizojë Punëtorinë Profesionale Stomatologjike, e cila është akredituar nga Oda Stomatologjike e Kosovës.

 

Për pjesëmarrje në ditën e parë të konferencës, kandidatët do të certifikohen me tri kredi, me koston 15 euro. Ndërsa, për ditën e dytë me pesë kredi, me koston prej 150 euro.

 

Teksa, në ditën e tretë, që nuk është e akredituar, ofrohen vetëm trajnime në teori dhe praktikë për vendosje të implantit në nofullën e pacientit tek njeriu dhe qingji.

 

Në kuadër të punëtorisë do të ligjërojnë ekspertë ndërkombëtarë të fushës përkatëse, Lina Sharab dhe Ahmad Kutkut, nga Universiteti “Kentucky”, në SHBA.

 

Këshilloheni që të rezervoni vendin për pjesëmarrje, pasi që numri i pjesëmarrësve është i limituar.

 

Për më tepër informacione mbi pjesëmarrjen në punëtori, mund të kontaktoni Burim Kiseri, në numrin kontaktues +386/49 222 411

 

Agjenda e punëtorisë:

 

27 mars 2018

 

8:00 AM – 9:00 AM Regjistrimi

 

9:00 AM – 10:30 PM Digital Dentistry, Neë Technology for Every Day Practice

 

Dr. Ahmad Kutkut

 

10:30 – 12:30 Prophylactic Extraction of third molars

 

Dr. LinaSharab

 

12:00 PM – 13:00 Dreka

 

13:00 – 14:30 Digital Implant Dentistry Ëorkfloë from Single Implant to Fullmouth Rehabilitation

 

Dr. Ahmad Kutkut

 

14:30 PM – 16:00 Pediatric Dentistry and Orthodontics, Prevention and Referral Criteria

 

Dr. LinaSharab

 

Optional: Live Dental Implant Surgery by Dr. Ahmad Kutkut

 

28 mars 2018

 

Trajnim për implante teori dhe praktike në nofulla të qingjit,

 

 

29 mars 2018

 

Demonstrim i vendosjes se implantit në nofullën e pacientit