BETA

Stomatologji

Fakulteti i Stomatologjisë pranë UBT-së vazhdon të mbetet një Institucion inovativ i arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon, i cili kombinon përparësitë e fakulteteve të mirënjohura ndërkombëtare; ofron arsim bashkëkohor studim  sipas standardeve cilësore ndërkombëtare; akademikë dhe ekspertë eminentë; partneritet me universitete dhe institucione të mirënjohura; mundësi për përvoja të jashtme (studime profesionale e praktika); infrastrukturë moderne, organizim dhe menaxhim modern të Kolegjit UBT (në pajtim me standardin ISO 9001); lidhje direkte me ekonominë; projekte hulumtuese akademike dhe ndërkombëtare; transferim të njohurive të teknologjisë së lartë; si dhe studentë e personel tejet të motivuar.

Si Fakultet i Stomatologjisë jemi të përkushtuar në zhvillimin e programeve akademike, të cilat janë kombinuar me hulumtime shkencore të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standarde ndërkombëtare. Përmes aktiviteteve të tij, Fakulteti i Stomatologjisë synon që:

  • Të ndërtojë një institucion akademik privat, si një alternativë e rëndësishme për arsimin e lartë në Kosovë dhe rreth saj.
  • Të sjellë standarde ndërkombëtare adekuate për zhvillimin e programeve të studimit.
  • Të zhvillojë dhe të promovojë kapacitetet vendore profesionale dhe akademike në përputhje me standardet më të larta në botë.
  • Të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së studimeve akademike, si dhe në krijimin e një ambienti akademik dhe kulturor në shoqërinë kosovare.
  • Të krijojë një institucion për studime universitare të hapur për të gjithë, pa pasur dallime dhe në bazë të meritave, dhe të ndërtojë një mekanizëm profesional të domosdoshëm për bashkëpunim të suksesshëm me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë komunitetin e biznesit vendor dhe ndërkombëtar.
  • Të shërbejë si një qendër referuese për studime akademike ndërkombëtare në rajon.

 

Stafi menaxhues

Merita Barani – dekane

Agim Prokshaj – Prodekan per marrdhenje me jashte

Vjosa Hamiti – Prodekane per shkence

Burim Kiseri – prodekan per mesim.