UBT ofron trajnimin Instalues Elektrik, aplikimi i hapur

11/01/2021

Elektricistët janë profesionistët që projektojnë, testojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë rrjete elektrike për përdorim shtëpiak dhe komercial. Si profesion është mjaft i paguar, mirëpo shumica e elektricistëve hyjnë në industri vetëm përmes disa mësimeve praktike, por disa gjithashtu fillojnë duke ndjekur një shkollë profesionale.

 

UBT ofron trajnimin profesional Instalues Elektrik në Banesa Civile, kualifikim të cilin mund ta ndjekin kandidatët e moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe persona që zotërojnë ndonjë profesion, por profesioni i tyre nuk është i kërkuar në tregun e punës.

 

Trajnimi zgjatë 369 orë, ose 4 muaj, teksa grupi për trajnim është në formim e sipër.

 

Trajnimi Instalues Elektrik është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

 

Informacione më të detajuara mbi trajnimin që ofrohet nga UBT mund të merrni në: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/instalues-elektrik-ne-banesa-civile/, ose edhe të shkruani në: [email protected].

 

APLIKO TANI: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/apliko-online/