UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Isparta University of Applied Sciences” në Turqi

29/08/2019

Listës së gjatë të partnerëve ndërkombëtarë të UBT-së, tashmë i është shtuar edhe Universiteti “Isparta University of Applied Sciences”, në Turqi.

Konkretisht, drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof.dr Muhamet Ahmeti është takuar me rektorin e këtij universiteti, prof.dr Ibrahim Diler, me ç’rast në emër të dy institucioneve nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit.

 

Bashkëpunimi ndërmjet dyja institucioneve parasheh shkëmbimin e studentëve, stafit akademik, organizimin e konferencave me karakter shkencor, vizitave dhe praktikave profesionale, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

 

Gjithashtu, rektorët e universiteteve pëkatëse u takuan edhe me përfaqsuesit e Erasmus+, me ç’rast kanë diskutuar për realizimin e këtyre projekteve të përbashkëta, bashkëpunime që po përkahen edhe nga KB, BE dhe TIKA.

 

UBT ka mbi 400 partnerë ndërkombëtarë nga pothuajse të gjitha vendet e botës, me të cilët, që nga themelimi e deri më sot, ka realizuar një varg aktivitetesh të përbashkëta, prej të cilave më së shumti kanë përfituar stafi dhe studentët e UBT-së.