UBT, institucion që ka të akredituar programet Stomatologji dhe Farmaci

11/08/2020

UBT është qendër e rëndësishme në rajon në fushat e mjekësisë, institucion që ofron programet e studimit Stomatologji dhe Farmaci, shkolla këto më të mirat për nga cilësia dhe shërbimet mbështetëse akademike.

 

Këto programe janë më inovativet në arsimin e lartë, teksa nxjerrin kuadro të përgatitura në bazë të standardeve ndërkombëtare. Institucioni ka në dispozicion dhjetëra laboratorë inovativ dedikuar këtyre departamenteve, poliklinikën më të madhe në vend, si dhe kanë staf akademik me përvojë shumëvjeçare.

 

Stomatologji dhe Farmaci janë fakultete në UBT që zbatojnë praktikat më inovative, ku studentët do të mësojnë me sistemin më të ri të të mësuarit në Kosovë, atë të Virtual Reality.

 

Në këto programe studimi, njohuritë e përfituara janë të barasvlershme dhe të aplikueshme në secilin shtet të botës, teksa studentët kualifikohen dhe do të kenë një karrierë profesionale falë përvetësimit të punës praktike në laboratorët dhe pajisjet më të sofistikuar të kohës.