UBT Executive Academy fillon Trajnimin për ArchiCad dhe 3D Studio Max

12/04/2016

UBT Akademia Ekzekutive për zhvillim profesional vazhdon me trajnimet e radhës në fushën e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë. Ka filluar trajnimi në ArchiCad dhe 3D Studio Max. Pjesëmarrësit në trajnim, që vijnë nga industria dhe studentë të arkitekturës, do të aftësohen për mënyrën e përdorimit të aplikacioneve, përdorimit të plugin, modelim, materializim renderim, enterier dhe eksterier, kamerat, dritat etj.

 

Pjesëmarrësit në trajnime janë nga profile të ndryshme, gjë që e bën trajnimin më atraktiv nga diskutimet dhe idetë që do të dalin gjatë projekteve të tyre.

 

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testit dhe do të pajisen me certifikata.