Transferimi në UBT

Fillimi i rrugëtimit akademik në UBT, ju bënë të bëheni pjesë e institucionit ku rinia ka prosperitet dhe të ardhme të sigurt, sepse UBT ka praktikat më të mira për marrjen e njohurive në 74 programe studimi dhe 182 specializime, ka staf të dëshmuar vendor e ndërkombëtar,  si dhe mbi 450 marrëveshje bashkëpunimi me universitete partnere nga mbarë bota.

 

UBT u jep mundësi studentëve për vazhdim të studimeve jashtë vendit, përfundimin e intershipeve të ndryshme, ndërkaq diploma e institucionit pranohet dhe vlerësohet nga gjitha universitetet ndërkombëtare.

 

Padyshim, UBT çdo vit përkrahë studentët e vet dhe u ndanë atyre bursa studimi, njëherësh organizon edhe dhjetëra vizita studimore brenda e jashtë vendit.

 

Aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës së UBT-së, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty prej ku vinë.

 

Ndërkaq, nga po i njëjti institucion duhet të marrin edhe certifikatën e notave, si dhe me vete duhet të kenë edhe dëftesat dhe diplomën e shkollës së mesme dhe një ekstrakt të lindjes.