PRINCE2 Agile Foundation

Kohëzgjatja: 30 orë

Qëllimi i Trajnimit:
Ky trajnim synon përgatitjen e pjesëmarrësve për certifikimin PRINCE2 Agile Foundation, duke kombinuar strukturën dhe qeverisjen e metodologjisë PRINCE2 me qasjet Agile (Scrum, Kanban, Lean, XP). Trajnimi fokusohet në kuptimin e parimeve Agile, rolet, proceset dhe mënyrën e integrimit të tyre në kornizën e menaxhimit të projekteve PRINCE2, veçanërisht në mjedise dinamike dhe me ndryshime të shpeshta.

Grupi i Synuar:
Menaxherë projektesh, koordinatorë projektesh, anëtarë ekipesh Agile, profesionistë IT, drejtues ekipesh dhe staf organizativ i përfshirë në projekte me qasje Agile.

Përfitimet pas Trajnimit:

  • Kuptim i qartë i integrimit PRINCE2 dhe Agile
  • Njohje e metodave Agile dhe aplikimit të tyre në projekte të strukturuara
  • Përgatitje e plotë për certifikimin PRINCE2 Agile Foundation
  • Rritje e fleksibilitetit dhe efektivitetit në menaxhimin e projekteve

Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a