Programi Master në të Drejtën Tregtare mbështetet në një staf akademik me përvojë të lartë profesionale dhe akademike, i përbërë nga profesorë dhe ligjërues të specializuar në fushën e së drejtës tregtare dhe disiplinave të ngjashme. Përveç stafit të përhershëm akademik, programi angazhon rregullisht edhe profesionistë të njohur nga industria juridike, përfshirë avokatë, gjyqtar të shquar dhe ekspertë ligjorë, të cilët kontribuojnë në mësimdhënie dhe ofrojnë perspektiva praktike dhe bashkëkohore mbi zhvillimet në fushën juridike.