Misioni i MBE -së
Misioni i Fakultetit të MBE-së është të zbatojë ekselencën në mësimdhënie, mësimnxënie dhe kërkim shkencor brenda një mjedisi gjithëpërfshirës të orientuar drejt studentit, për të nxitur të diplomuar të fokusuar në ndërveprim intelektual, kreativitet, aftësi, punë në grup dhe qeverisje, të gatshëm të marrin ose të forcojnë rolin e tyre udhëheqës në biznes, industri, shërbime publike/private dhe shoqëri.
Programi Bachelor në FinTech dhe Analitikë Biznesi, i cili ofrohet brenda Fakultetit të Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, është konceptuar në përputhje të plotë me këtë mision, duke kontribuar në krijimin dhe transferimin e njohurive në një nga fushat më dinamike të ekonomisë moderne: teknologjitë financiare, analiza e biznesit dhe menaxhimi i inovacionit. Programi synon të zhvillojë aftësi, kompetenca dhe njohuri për t’iu përgjigjur nevojës aktuale të organizatave në transformimin digjital të sektorit financiar, duke reflektuar dimensionin kombëtar dhe ndërkombëtar të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik.
Objektivat Strategjikë të Fakultetit MBE
- Ekselenca Akademike dhe Reakreditimet
- Zhvillimi dhe Diferencimi i Programeve
- Hulumtimi Shkencor dhe Transferimi i Njohurive
- Ndërkombëtarizimi
- Integrimi me Industrinë