Kolegji UBT garanton një infrastrukturë moderne, e cila përmbush në mënyrë sasiore dhe cilësore standardet më të larta akademike për zhvillimin e procesit mësimor dhe kërkimit shkencor. Programi studimor BSc. Estetikë dhe Kozmetologji mbështetet në një rrjet të avancuar të hapësirave të projektuara posaçërisht për të mbuluar nevojat dinamike të arsimit mjekësor, estetik dhe kozmetologjik.
Biblioteka dhe qasja në burimet digjitale
UBT posedon një rrjet të pasur bibliotekar që ofron literaturë bashkëkohore nga fushave e shkencave biomjekësore, kimisë, dermatologjisë dhe kozmetologjisë. Për më tepër, studentët dhe stafi akademik kanë qasje të plotë dhe të pakufizuar në platformat dhe bazat më të mëdha elektronike ndërkombëtare të të dhënave shkencore, si:
Kjo mundëson përditësimin e vazhdueshëm me të dhënat dhe zbulimet më të fundit shkencore në nivel global. Po ashtu, Qendra e Njohurive (Knowledge Center) e UBT-së shërben si një platformë unike digjitale për publikimin, ruajtjen, menaxhimin dhe indeksimin e punimeve shkencore dhe projekteve kërkimore të gjeneruara nga komuniteti akademik.
Procesi teorik, praktik dhe hulumtues i programit është i vendosur kryesisht në Kampusin UBTI në Lipjan, i cili integron këto hapësira specifike:
Kampusi disponon auditore të mëdha të projektuara për akomodimin e një numri të konsiderueshëm studentësh gjatë ligjëratave akademike. Këto hapësirave u është integruar teknologji e avancuar multimediale, duke përfshirë videoprojektorë modern.
Sallat e seminareve janë të dedikuara për diskutime në grupe të vogla dhe seanca praktike interaktive. Në këto mjedise, studentët analizojnë raste studimore (case studies) mbi bazën biokimike të çrregullimeve metabolike (si mbipesha dhe obeziteti) që reflektohen në patologjitë e lëkurës dhe flokëve, duke propozuar plane trajtimi të bazuara në evidencë shkencore.
Integrimi i komponentit klinik realizohet përmes strukturave shëndetësore në pronësi dhe menaxhim të UBT-së:
Programi mbështetet në laboratorë të specializuar për analizat kimike, biokimike dhe mikrobiologjike të lëndëve të para dhe produkteve të gatshme kozmetike. Këtu studentët zhvillojnë shkathtësi teknike për: