Studentja e UBT-së, Gresa Shala, do të vazhdojë studimet në Linnaeus University të Suedisë

20/04/2021

Numrit të studentëve të shumtë që janë duke studiuar jashtë vendit përmes mundësive të shumta që UBT është duke i ofruar të gjithë studentëve i është shtuar edhe studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Gresa Shala.

 

Gresa është një nga përfitueset e bursës për shkëmbim studentor në Linnaeus University të Suedisë, përmes programit Erasmus+, bashkëpunim ky i UBT-së me shumë universitete prestigjioze të botës.

 

Ajo është e lumtur që ka zgjedhur UBT-në për të vazhduar studimet akademike dhe që ka përfituar bursë nga ky institucion i arsimit të lartë. Gresa ka vlerësuar lartë mundësitë që UBT i ka dhënë, jo vetëm asaj por të gjithë studentëve gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

 

“Përveç profesorëve të kualifikuar, kampusit dhe laboratorëve të përshtatshëm, mundësitë e ofruara nga UBT kanë qenë të mëdha. Gjatë kohës së studimeve, UBT rregullisht na ka lajmëruar për oferta pune dhe punë praktike në institucione prestigjioze, si dhe mundësi të arta për ndjekje të studimeve jashtë vendit”, ka thënë Gresa Shala, studente e vitit të dytë në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT.

 

Gresa do të ketë mundësinë të studiojë në njërin prej universiteteve më prestigjioze dhe do të jetë një mundësi shumë e mirë për të që të njihet me kultura të reja, si dhe të përfitojë eksperienca të ndryshme nga profesionistë e ekspertë të fushës ku ajo ka zgjedhur që të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt një karriere profesionale.