Shefi i UN Habitat në Kosovë, vizitoi Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së

15/10/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka pritur shefin e ri të UN Habitat në Kosovë, Omar Siddique në një takim pune në hapësirat e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së.

 

Gjatë takimit, u mbuluan tema të ndryshme ku rëndësi ju kushtua planifikimit urban në Kosovë, zhvillimit të projektit Smart City, zhvillimit inovativ dhe ekologjik, dhe çështje të tjera.

 

Rektori Hajrizi, e njoftoi shefin e ri të UN Habitat në Kosovë për arritjet e fundit të UBT-së në rankime ndërkombëtare si Times Higher Education, Positive Impact Rating e WURI 2021.

 

Ndër të tjera, ai e njoftoi edhe me infrastrukturën moderne të Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së dhe zhvillimet e fundit në procesin e krijimit të qytetit të mençur – UBT Smart City.

 

Tutje, në vazhdën e fushatave vetëdijësuese ndaj ndryshimeve klimatike, rektori Hajrizi dhe Siddique diskutuan rreth mundësisë së bashkëpunimit në ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta lidhur me ndryshimet klimatike, planifikimit urban dhe krijimit të një platforme për arritjen e SDG-ve.