Raiffeisen Bank u mundëson punë praktike studentëve të UBT-së

12/12/2018

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Florian Hyseni ka filluar punën praktike në Raiffeisen Bank, i cili veç tjerash po fiton përvoja profesionale.

 

Në Raiffeisen Bank ai mban pozitën e ETL Dataware House, si dhe merret me procesimin e të dhënave në data bazë.

 

Studenti Hyseni theksoi se falë UBT-së, ai përfitoi njohuri që po i ndihmojnë në zhvillimin e karrierës së tij.

 

“UBT më ka mundësuar të zhvillohem në profesionin tim dhe përfitova shumë njohuri sa i përket tregut bankar në aspektin teknologjik”, potencoi Hyseni.

 

Nga UBT dalin gjenerata të aftësuar për tregun vendorë e ndërkombëtare të punës, andaj kjo ka bërë që edhe Raiffeisen Bank çdo vit të angazhon në punë praktike dhe të punëson dhjetëra studentë të UBT-së nga të gjitha fakultetet.