Oda e Stomatologëve të Kosovës akrediton Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologji, mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit

bool(false) 20/10/2022

UBT më 29 dhe 30 tetor 2022 do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Stomatologjike “Konferenca Ndërkombëtare për Shkencën Dentare” (IC-PNS 2022), e cila është e akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën Stomatologjike të Kosovës.

 

Të gjithë të interesuarit, duke përfshirë stomatologët dhe studentët e Stomatologjisë, njoftohen se me pjesëmarrjen në këtë konferencë, poentimi do të jetë si vijon:

 

15 pikë pjesëmarrës aktiv;

10 pikë pjesëmarrës pasiv.

 

Pjesëmarrësit e interesuar duhet të bëjnë pagesën prej 30 euro dhe fatura si dëshmi duhet të dërgohet në emailin e konferencës: ic.ds@ubt-uni.net, teksa është e rëndësishme që në fletëpagesë tek përshkrimi të shkruhet: Konferenca për Stomatologji, (Emri dhe Mbiemri i pjesëmarrësit).

 

Detajet e pagesës bankare janë:

 

BKT BANK

Emri i mbajtësit të llogarisë: UBT SHPK

Numri i plotë i llogarisë (përfshirë kodet bankare) / IBAN: XK05 1902 3711 9403 1191

Numri i llogarisë: 1902-3711-9403-1191

Emri i Bankës: Banka Kombëtare Tregtare

Adresa e degës: Rr. “Enver Maloku” Nr. 10 Prishtinë

BIC / SWIFT: NCBAALTXKSO

 

Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net/2022/.