UBT ofron trajnime profesionale në programet e CISCO-s

bool(false) 21/06/2022

UBT, përmes trajnimeve të shumta është duke u dëshmuar se është ndër institucionet më të mëdha arsimore dhe edukative në Kosovë dhe në rajon, duke iu mundësuar të rinjve të aftësohen në programe dhe fusha të ndryshme.

 

Në kuadër të trajnimeve të ndryshme UBT ofron trajnimin për CISCO, e cila përmban pjesën teorike të ndërlidhur me atë praktike, për t’i aftësuar të rinjtë rreth programeve IT Essentials: PC Hardware and Software.

 

Të rinjtë të cilët bëhen pjesë e trajnimeve do të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth qasjes së pajisjeve në burimet e rrjetit lokal dhe atij në largësi, rreth harduerit rrjedhës, si dhe do të dinë se si të shpjegojnë switching duke operuar prej një rrjeti të vogël tek një rrjet i madh i biznesit.

 

Ndër të tjera, ata do të aftësohen edhe rreth dizajnimit të një skeme të IP adresës për të mundësuar lidhjen e rrjetit për një rrjet të vogël deri tek një më i madh biznesi, rreth konfigurimit të elementeve/veglave fillestare në një pajisje të rrjetit, si dhe të konfigurojnë vegla monitoruese për rrjetet e vogla deri tek ato të mëdha të biznesit.