UBT shpall të hapur thirrjen për aplikim për shkëmbim studentor në Van Hall Larenstein University, në Holandë

04/04/2022

UBT në bashkëpunim me Van Hall Larnstein University, ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për shkëmbim studentor në Van Hall Larnstein University, në Holandë, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Për të aplikuar për këtë shkëmbim studentor ju duhet të jeni student aktiv i UBT-së në vitin e tretë në programin bachelor ose në vitin e dytë në nivelin master, të jeni student i programit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, të keni notën mesatare minimumi 8.0, si dhe të posedoni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

 

Të gjithë studentët e interesuar për këtë shkëmbim studentor dhe që i përmbushin kriteret e lartpërmendura duhet të plotësojnë formën e aplikimit në linkun: Aplikimi për shkëmbim studentor

 

Bursa e ofruar përmes programit Erasmus+ përfshin vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë në Van Hall Larnestein University, përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit.

 

Për të mësuar më shumë rreth kritereve për aplikim, dokumenteve, dhe mënyrës së aplikimit vizitoni: https://international.ubt-uni.net/infocorner/ duke klikuar tek Erasmus+ Student Mobility Application Call – VHL University 22_23.