Federata e Paqes Universale në Kosovë dhe anëtarë të CARP Kosova vizitojnë UBT-në

10/03/2022

Federata e Paqes Universale në Kosovë dhe anëtarë të CARP Kosova kanë vizituar UBT-në, nga ku u mirëpritën nga stafi akademik dhe studentët e tjerë.

 

Në këtë takim, u diskutua për aktivitetet që bën CARP Kosova dhe katër vlerat thelbësore të tyre: të jetosh për hir të të tjerëve, marrja e pronësisë, puna në skuadër, si dhe ëndrra të mëdha.

 

Bashkë me stafin akademik, anëtarët e CARP Kosova dhe Federatës së Paqes Universale në Kosovë, diskutuan për vizionin për të ardhmen, sistemin akademik në Kosovë, si dhe kulturat e ndryshme e vendit tonë.

 

Takimi ishte i frytshëm për të dyja palët për të vazhduar bashkëpunimin për aktivitetet e ardhshme për edukimin e karakterit dhe marrëdhëniet reciproke, për një zhvillim më të mirë të të rinjve të Kosovës.