Nis Punëtoria Profesionale e Stomatologjisë

27/03/2018

Në UBT nisi punimet Punëtoria Profesionale e Stomatologjisë, në të cilën po ligjërojnë profesorët e Kentucky University nga SHBA, Ahmad Kutkut dhe Lina Sharab

 

Punëtoria u hap me ligjëratën tematike të dr. Ahmad Kutkut, të titulluar: “Stomatologjia Digjitale, Teknologjia e re për Praktikë të Përditshme”, e cila zgjoi interesim të madh tek dhjetëra pjesëmarrës, që po marrin pjesë në punëtori.

 

E njëjta u pasua me temën e dytë të trajtuar nga dr. Kutkut, të titulluar: “Rrjedha e punës së stomatologjisë së implantit digjital, nga implanti i vetëm deri në rehabilitimin e plotë”.

 

Punëtoria vijoi punimet me ligjëratat intensive dhe përmbajtjesore të dr. Lina Sharab, më titull: “Nxjerrja profilaktike e molarëve të tretë” dhe “Stomatologjia pediatrike dhe ortodontike, parandalimi dhe kriteret e referimit”, gjatë të cilave i shpjegoi në detaje rreziqet dhe vlerat profesionit të stomatologjisë.

 

Punëtoria do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 10:00.