Në UBT kanë nisur tri trajnime të reja

21/01/2019

Nga 11 trajnimet që kanë nisur në UBT vetëm gjatë muajit janar, tri prej tyre kanë filluar gjatë ditës së sotme.

Dhjetëra kandidatë kanë nisur marrjen e njohurive përmes ndjekjes së trajnimeve, “Komunikimi i liderëve politikë”, “Menaxhim i Burimeve Njerëzore” dhe “IT Essentials”.

 

Nëpër secilin prej këtyre trajnimeve, nga ekspertët e fushave që po ligjërojnë, kandidatët po mësojnë praktikat më të mira punës dhe aktualisht më të nevojshmet për tregun e punës.

 

Vlen të theksohet se gjatë javës së kaluar kanë nisur edhe grupet e reja për tri trajnime të tjera, Marketing Digjital, SPSS dhe Asistent Administrativ.