Në UBT do të mbahet sesioni informues për garën “Albanian ICT Awards”

04/03/2020

Është hapur edicioni tetë e garës mbarëkombëtare në teknologji “Albanian ICT Awards”, garë që ka për mision nxjerrjen në pah punën e të rinjve shqiptarë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

 

Për këtë garë, aplikimi në të cilën është ende i hapur, do të mbahet sesion informues në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, më 13 mars 2020, me fillim nga ora 10:45.

 

Sesioni informues do të mbahet nga organizatorët e garës në fjalë, të cilët do të informojnë të pranishmit rreth aplikimit në garë, njëherësh do të tregojnë për çmimet që do të ndahen sivjet.

 

Në këtë sesion mund të marrin pjesë studentët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, të Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës, dhe të Fakultetit Sistemet e Informacionit, njëherësh edhe studentë që kanë zhvilluar ndonjë projekt inovativ në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.