Në ANV-në e Stomatologjisë trajtohen tema për shëndetin dentar

24/07/2018

Në ANV-në e Stomatologjisë po vijon mbajtja e ligjëratave nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë
Ditën e hapi konsulentja për Shëndetin Progresiv, Elizabeth Campestrini, e cila e trajtoi temën: “Shëndeti i qytetarëve të Kosovës në nivelin e BE-së”.
Ajo tregoi se Strategjia e BE-së për shëndetësinë kosovare është kusht për integrimin e vlerave evropiane ne fushën e mjekësisë për mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë, krahas vendeve të Bashkimit Evropian.

Gordana Pavlekoviq nga Shkolla Medicinale e Universitetit e Zagrebit, trajtoi temën “Shëndeti dhe lumturia”, e cila foli për ndikimin e gjendjes emocionale të lumturisë në shëndetin psikofizik të njeriut, teksa përmendi efektet pozitive të lumturisë në sistemin imunitar.

Përgjegjësi për programin e Stomatologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, gjatë ligjëratës trajtoi temën më titull: “Parandalimi i paraqitjes së kariesit”, gjatë së cilës preku disa aspekte të shkaktarëve të kësaj sëmundje.
Ai potencoi se faktorët ne procesin e paraqitjes se kariesit janë: gjendja ekonomike, mungesa e edukimit dhe qasja jo e duhur nga institucionet për parandalimin e sëmundjes së kariesit.