Interesim i shtuar i universiteteve evropiane për bashkëpunim me UBT-në

13/07/2015

Rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi ka zhvilluar një varg takimesh me përfaqësues të universiteteve, gjatë vizitës në Gjermani, në Austri e në Suedi.

Drejtues të këtyre universiteteve janë njoftuar me programet e veçanta të studimeve që i ofron UBT, duke qenë prijatare në Kosovë dhe në rajon në shumë fusha, si dhe me numrin e madh të institucioneve partnere kudo në botë.

 

Ata kanë shprehur interesim për bashkëpunim me UBT-në në shumë fusha të interesit të dyanshëm.