Misioni

Ne jemi këtu për të siguruar se idetë tuaja brilante, konceptet rreth një produkti të ri, shërbimi, procesi apo shpikjeje e gjejnë rrugën për të shkuar drejt publikut dhe njerëzve që do të përfitojnë nga zgjidhjet tuaja.

 

Rruga nga këtu ku jeni tani (fazën fillestare), deri në destinacion (tek publiku) mund të ketë pengesa, ndaj ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Duke filluar nga çështje që kanë të bëjnë me pajisjen me patenta, deri tek markat tregtare, të drejtën e autorit, dizajnin industrial, krijimin e kontakteve me industri, përpilimin e marrëveshjeve të liçencimit ose inkurajimin e zhvillimit të bashkëpunimeve jashtë kampusit, skuadra juaj e QTT-së së UBT-së, është këtu për t’ju ndihmuar.