Qendra e Transferimit të Teknologjisë

Aktualisht, UBT eshte i pari dhe i vetmi institucion arsimor ne rajon qe ka themeluar nje qender te transferimit te teknologjise, ekzistenca e se ciles eshte e domosdoshme per cdo universitet prestigjoz.
Por cfare eshte Qendra e Transferimit të Teknologjisë?

 

Qendra e Transferimit të Teknologjisë, sic e thote edhe vete emri ben transferimin e teknologjise se krijuar ne UBT, jashte tek industria, investitoret dhe publiku i gjere. Pra Qendra e Transferimit të Teknologjisë sherben si nje ure lidhese midis ketyre dy te fundit, komunitetit hulumtues te UBT-se dhe sektorit te biznesit e publikut ne pergjithesi.

 

Transferimi i teknologjise, eshte nje proces i gjate, i cili kalon neper disa etapa.
Fillimisht, ideja, shpikja apo zbulimi juaj i raportohet Qendres. Pastaj, Qendra e Transferimit te Teknologjise e vlereson potencialin tregtar te krijimit tuaj dhe konstaton nese ky krijim ofron risi apo jo. Me pas, qendra ju ndihmon ne organizimin e strategjise per mbrojtjen e krijimit tuaj, nepermjet ushtrimit te te drejtave mbi pronesine intelektuale, sic jane patenta, kopirajti, markat tregtare etj. Me tutje, skuadra jone ju ndihmon ne promovimin e krijimit tuaj, pra zhvillimin e nje plani efektiv marketingu qe zbulimi/shpikja juaj te pergatitet per t’u nxjerre ne treg. Qendra e Transferimit te Teknologjise, gjithashtu ju ndihmon te identifikoni partneret me te mire ne industri per mundesi bashkepunimi me ta si psh arritjen e marreveshjeve te licensimit, hulumtimeve te sponsorizuara etj. Dhe hapi i fundit, sigurisht eshte mberritja e krijimit tuaj tek publiku, pra shitja e tij, marrja e perfitimeve financiare. Pavaresisht se nje rrugetim disi i gjate, skuadra e QTT eshte ketu per t’jua lehtesuar kete rrugetim duke ju siguruar ju si staf dhe ju si studente, se idete tuaja inovatore do te konvertohen ne produkte apo sherbime me impakt maksimal socialo-ekonomik, qe do te rrisin cilesine se jetes se te gjitheve ne.

 

Qendra e transferimit te teknologjise gjithashtu mundeson sherbime networking, nepermjet krijimit te kontakteve me industri, komunitetin e biznesit dhe me partneret me te mire ne ekosistemin e ndermarresise, nepermjet komunikimit te vazhdueshem me ta dhe angazhimit te tyre per zhvillimin e bashkepunimeve te ndryshme.
Qendra, nder te tjera ofron sherbime mentorimi dhe ketu vlen te theksoj se ne kemi ne dispozicionin tuaj menaxhere te specializuar ne fusha te ndryshme dhe varesisht nga fusha e krijimit tuaj, ne ju rekomandojne specialistin perkates, i cili do te punoje me ju per zhvillimin e strategjise per tregtarizimin e krijimit tuaj.
Skuadra jone gjithashtu, ju ofron sherbime spin-out, hulumtimit te tregut, analizimin dhe regjistrimin e pronesise intelektuale, ndertimin e kompanive te reja etj.

 

Duhet te keni kujdes qe idene, zbulimin apo krijimin tuaj te mos e beni publik ne asnje lloj forme! Duke perfshire ketu bisedimet me pale te treta, prezantime te idese ne publik, postime ne rrjete sociale etj pra asnje nga te mesipermet nuk duhet te behet pa nenshkruar marreveshje te ruajtjes se sekretit. Pra, ne momentin qe ju vjen nje ide, apo keni realizuar nje zbulim apo shpikje, gjeja e pare qe duhet te beni edhe te drejtoheni ne QTT, ku paraprakisht do ju kerkohet nenshkrimi i nje kontrate te tille, qe garanton mbrojtjen e krijimit tuaj nga te tretet per perfitime personale nepermjet, rikrijimit, kopjimit apo shitjes se krijimit tuaj.

 

Kontakti
Per me shume informacion, vizitoni faqen e internetit te kolegjit UBT dhe klikoni tek Qendra e Transferimit të Teknologjisë, ose na shkruani ne emailin [email protected] per te caktuar takimin tuaj.