Hapë aktivitetin Akademia e Stomatologjisë, dhjetëra pjesëmarrës po ndjekin punimet online

21/07/2020

Ka filluar aktivitetin Akademia Verore e Fakultetit të Stomatologjisë, në UBT, në kuadër të Global UBT Fest 2020, me ç’rast përgjatë disa ditëve do të prezantohen punime e ligjërata të shumta tematike.

 

Hapjen e akademisë virutalisht e bëri rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, i cili tregoi se pjesë e aktiviteteve do të jenë studentë të shumtë, të rinjë, ekspertë nga vendi dhe më gjerë.

 

Akademia e Stomatologjisë vazhdoi punimet me ligjëratën e dr. Jeta Kiseri-Kubati, e cila prezantoi ligjëratën me temë: “Orthodontic and its esthetic role”.

 

Tutje, dr. Nalan Salah gjerë e gjatë foli për ligjëratën me temë: “Invisalign”.

 

Akademia Verore e Fakultetit të Stomatologjisë do të vazhdojë punimet ditëve në vijim, me ç’rast do të ligjërohet për fotografinë dentare, edukimin stomatologjik, përdorimin e teknologjisë në stomatologji, etj.