Ekspertë ndërkombëtarë e pasurojnë ANV-në e Stomatologjisë

20/07/2018

“Shëndeti dhe lumturia” ishte tema që bashkoi pjesëmarrësit e ANV-së së Stomatologjisë, Farmacisë dhe Infermierisë që u ligjërua e profesoreshës nga Universiteti i Mjekësisë në Zagreb,
prof. dr Gordana Pavlekova.
Ajo për studentët tregoi edhe shumë shembuj konkretë, të ilustruar me fotografi.

Në pjesën e dytë të ditës, ligjëruesi Hrvoje Soprek nga Kroacia ka folur rreth stomatologjisë digjitale.
Ai prezantoi disa nga fotografitë dhe videot e realizuara gjatë punës së tij rreth strukturës së brendshme të dhëmbëve, si dhe pajisjeve të cilat duhet përdorur gjatë eliminimit të dhembjeve.

Ndërkaq, menaxheri kryesor i llogarisë në kompaninë “Dentsply Sirona” ligjëroi rreth laserëve “SIROLaser Blue”, me ç’rast tregoi llojet e laserëve dhe diskutoi mbi rëndësinë e përdorimit të tyre.
Dentsply Sirona është një krijues i pajisjeve dentare amerikane dhe prodhuesi i konsumit dentar, tregjet e prodhimeve të të cilëve janë të shtrirë në mbi 120 vende të botës.