Dikur studente e SHKI-së, tash e punësuar në UBT

05/11/2018

Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është fakulteti që udhëheq në vend e rajon tash e 17 vite me specializimet që i ofron nga fusha e sistemeve softuerike, ueb programimi, databaza, rrjeta dhe telekomunikacion, etj.

 

Në këtë fakultet shumë studentë bënë zgjedhjen ideale për të vazhduar studimet universitare, ku veç tjerash, arritën që të integrohen lehtësisht në tregun e punës e disa u punësuan në institucionin në të cilën përfunduan nivelin bachelor ose master të studimeve.

 

Një nga ta është edhe studentja e SHKI-së, Diellza Berisha, e cila tash e disa vite është e punësuar në UBT.

 

Në fillim u angazhua si tutore, pastaj asistente në disa lëndë, teksa sot ajo mban pozitën e koordinatores së Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri.

 

Duke folur për studimet në UBT, ish-studentja Berisha tha se institucioni u ofron studentëve mundësi të shumta dhe mbi gjitha i përgatit për tregun vendor e ndërkombëtar të punës.

 

“Zgjedhja për të studiuar në UBT në nivelin bachelor dhe master është zgjedhja më e mirë. Duke pasur parasysh që synimet e mia i realizova falë UBT-së, i rekomandojë që të rinjtë e Kosovës dhe jo vetëm, të vazhdojnë studimet në UBT, pasi që institucioni të ngrit profesionalisht në karrierë”, theksoi ajo.

 

Ditë më parë, ajo ka diplomuar në nivelin master dhe shprehet të jetë e kënaqur që tashmë ka një diplomë të UBT-së, diplomë e cila njihet ndërkombtarisht.

 

“UBT ishte pjesë e ëndrrës dhe dëshirës sime të kamotshme për dituri dhe avancim profesional. Institucioni falë stafit akademik e profesional dhe bashkërisht edhe me rektorin prof.dr Edmond Hajrizi, u ofron studentëve cilësi në studime, teksa përveç punës praktike atyre u ofrohet edhe mundësia e punësimit ende pa i përfunduar studimet”, tha ajo.

 

UBT ofron programin e Shkencave Kompjuterike në nivelin master me specializime unike për gjithë studentët që tashmë kanë diplomuar apo edhe kanë filluar karrierën e tyre në profesionin përkatës.

 

Për regjistrim dhe informata shtesë për nivelin master në UBT, vizitoni ueb faqen zyrtare të UBT-së: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/programet-master/