Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Ndërlidhja strategjike midis Kolegjit UBT dhe industrisë përkatëse përbën një nga shtyllat prioritare institucionale. Ky bashkëpunim garanton përmbushjen e objektivave akademike përmes integrimit të njohurive teorike me trajnimin e nevojshëm klinik dhe praktik. Sinergjia akademiko-praktike synon arritjen e dy qëllimeve parësore:

  • Ngritjen e nivelit të kompetencave teorike dhe shkencore të studentëve.
  • Zhvillimin e shkathtësive aplikative për zgjidhjen e problemeve në mjedise reale profesionale.

Për të siguruar mjedise cilësore për realizimin e praktikës klinike dhe laboratorike, UBT ka ndërtuar një rrjet të gjerë partneriteti përmes Memorandumeve të Mirëkuptimit dhe Marrëveshjeve të Bashkëpunimit me institucione të rëndësishme publike dhe private. Ky rrjet përfshin spitale terciare, spitale rajonale, agjenci rregullatore dhe qendra të specializuara të kujdesit shëndetësor e estetik.

 

Më poshtë paraqitet lista e institucioneve të sistemit shëndetësor dhe rregullator me të cilat UBT ka marrëveshje aktive të bashkëpunimit:

Institucionet në pronësi të UBT-së

  • United Hospital (Spitali Universitar i UBT-së)

Institucionet Shëndetësore Publike

  • Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)
  • Spitali i Përgjithshëm – Prizren
  • Spitali i Përgjithshëm – Gjilan
  • Spitali i Përgjithshëm – Pejë
  • Spitali i Përgjithshëm – Gjakovë
  • Spitali i Përgjithshëm – Mitrovicë
  • Spitali i Përgjithshëm – Ferizaj
  • Spitali i Përgjithshëm – Vushtrri

Agjencitë Rregullatore dhe Farmaceutike

  • Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM)

Institucionet Shëndetësore dhe Klinikat Private

  • Qendra Mjekësore “Istanbul Medicine”
  • Spitali “Royal Medical”
  • Spitali “Kavaja”