Qȅllimet
- Ekspertizë në Shëndetin Estetik Joinvaziv: Formimi i profesionistëve të lartë të aftë për të ofruar trajtime estetike që ruajnë plotësisht integritetin e barrierës kutane, pa shpime, pa injeksione dhe pa periudhë rikuperimi.
- Lidership dhe Menaxhim i Qendrave Estetike: Përgatitja e studentëve për të udhëhequr, menaxhuar dhe zhvilluar nga ana biznesore qendra kozmetike, klinika të kujdesit estetik, qendra spa, resorte wellness dhe studio të avancuara të flokëve dhe trupit.
- Inovacion dhe Kërkim Shkencor në Kozmetologji: Zhvillimi i kapaciteteve kërkimore për krijimin, formulimin dhe përmirësimin e produkteve kozmetike (krema, serume, maska), duke u bazuar në ndërveprimin molekular të substancave me epidermën.
- Edukimit dhe Ndërgjegjësimi i Komunitetit: Angazhimi në partneritete publike dhe private për të ofruar shërbime estetike falas ose të aksesueshme, si dhe për të edukuar shoqërinë mbi mbrojtjen nga dielli, parandalimin e plakjes dhe kujdesin e shëndetshëm për lëkurën.
- Përshtatje me Zhvillimet Teknologjike: Ndjekja dhe integrimi i vazhdueshëm i arritjeve më të fundit shkencore dhe pajisjeve të fjalës së fundit të teknologjisë që operojnë në fushën e estetikës joinvazive.
Objektivat
- Trajtimet eksfoliuese dhe rigjeneruese sipërfaqësore
- Trajnimi i studentëve në aplikimin e sigurt të peeling-ut kimik sipërfaqësor duke përdorur alfa-hidroksi acidet (AHA si acidi glikolik, laktik) dhe beta-hidroksi acidet (BHA si acidi salicilik) për trajtimin e akneve, njollave dhe rrudhave të para.
- Zotërimi i teknikës së dermo-mikroabrazionit (me maja diamanti ose kristale) për largimin mekanik të qelizave të vdekura dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
- Aplikimi i peeling-ut me ultratinguj për një pastrim të thellë, të butë dhe pa dhimbje të poreve të fytyrës.
- Elektroterapia dhe teknologjia e avancuar aparative
- Aftësimi i studentëve në përdorimin e Radio Frekuencës (RF) joinvazive për stimulimin termik të kolagjenit dhe tërheqjen (lifting) e lëkurës së fytyrës dhe trupit.
- Zbatimi i Fototerapisë LED (drita e kuqe, e kaltër, e gjelbër) për trajtimin e inflamacioneve, qetësimin e lëkurës dhe stimulimin e rigjenerimit qelizor.
- Përdorimi i oksigjenit hiperbarik për infuzionin e serumeve me acid hialuronik dhe vitamina direkt në shtresat sipërfaqësore të lëkurës pa përdorur gjilpëra.
- Trajnimi në përdorimin e teknologjisë Laser dhe IPL (Intense Pulsed Light) për epilimin e përhershëm, trajtimin e hiperpigmentimeve sipërfaqësore dhe fotorinjovimin.
- Rimodelimi i trupit dhe trajtimet anti-celulit
- Aftësimi i studentëve në përdorimin e Kavitacionit me ultratinguj dhe Kriolipolizës joinvazive për reduktimin e indeve dhjamore lokale përmes metodave të jashtme fizike.
- Zbatimi i terapive me Vakum dhe masazheve mekanike për stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe eliminimin e celulitit.
- Praktikimi i teknikave të mbështjelljes së trupit me baltë termale, alga deti ose përbërës detoksifikues për tonifikimin e lëkurës.
- Terapitë manuale dhe kujdesi holistik
- Trajnimi i studentëve në teknikën e Drenazhit Limfatik Manual (DLM) të fytyrës dhe trupit për reduktimin e enjtjeve (edemave) dhe largimin e toksinave.
- Zotërimi i metodave të masazhit të avancuar të fytyrës (si masazhi Kobido, masazhi miofashial ose lifting manual) për përmirësimin e tonusit të muskujve të fytyrës.
- Protokollimi i seancave të spa-së dhe wellness-it që kombinojnë aromaterapinë dhe trajtimet me avull (hidroterapi) për mirëqenien mendore dhe fizike të klientit.
- Formulimi, testimi dhe rregullorja kozmetike
- Analizimi i hollësishëm i llojeve dhe gjendjeve të lëkurës (e tharë, e yndyrshme, e ndjeshme, me rozace) për të përzgjedhur saktë ingredientët aktivë kozmetikë.
- Zhvillimi dhe testimi i formulimeve të reja kozmetike në laborator, duke garantuar stabilitetin, pH-in e duhur dhe sigurinë e tyre përpara aplikimit.
- Njohja e plotë e rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare (si ato të BE-së) për kontrollin e cilësisë, paketimin, marketingun e ndershëm dhe ndalimin e reklamave mashtruese në kozmetikë.
Pas përfundimit me sukses të këtij programi, të diplomuarit do të jenë të aftë të:
- Kompetencat klinike dhe praktike (Trajtimet joinvazive)
- Aplikojnë në mënyrë të sigurt peeling-un kimik sipërfaqësor, dermo-mikroabrazionin dhe pastrimin e lëkurës me ultratinguj sipas llojeve specifike të lëkurës.
- Operojnë me pajisje të avancuara estetike duke përfshirë Radioti Frekuencën (RF), Fototerapinë LED, Lazerin dhe pajisjet IPL për rininimin e lëkurës dhe largimin e qimeve.
- Realizojnë trajtime joinvazive të rimodelimit të trupit duke përdorur kavitacionin me ultratinguj, kriolipolizën, terapitë me vakum dhe mbështjelljet e specializuara të trupit.
- Aplikojnë teknika të avancuara manuale si Drenazhi Limfatik Manual (DLM) dhe masazhet miofashiale të fytyrës për të përmirësimin e tonusit të muskujve dhe reduktimin e enjtjeve (edemave).
- Shkenca kozmetike dhe formulimi
- Dizajnojnë formulime kozmetike inovative, të sigurta dhe të qëndrueshme (krema, serume, maska) duke përzgjedhur përbërësit aktivë të duhur bazuar në ndërveprimet molekulare.
- Zhvillojnë testime laboratorike për të vlerësuar cilësinë, sigurinë, nivelet e pH-it dhe efikasitetin dermatologjik të produkteve kozmetike përpara aplikimit.
- Analizojnë gjendje të ndryshme të lëkurës (p.sh. rozace, akne, plakje) për të përshtatur protokollet e trajtimit joinvaziv dhe përzgjedhjen e produkteve për klientët.
- Menaxhimi dhe praktika profesionale
- Menaxhojnë operacionet e përditshme, logjistikën, protokollet e sigurisë dhe aspektet financiare të qendrave të kozmetologjisë, spa-ve dhe klinikave të wellness-it.
- Zbatojnë rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare (siç janë standardet kozmetike të BE-së) sa i përket sigurisë së produktit, etiketimit dhe marketingut etik.
- Bashkëpunojnë me institucione publike dhe private për të ofruar shërbime të shëndetit estetik në komunitet dhe edukim të bazuar në dëshmi për kujdesin ndaj lëkurës.
- Kërkimi shkencor dhe të nxënit gjatë gjithë jetës
- Vlerësojnë literaturën aktuale shkencore dhe avancimet teknologjike në estetikën joinvazive për t’i integruar ato në mënyrë të pavarur në praktikën profesionale.
- Përdorin metodat e kërkimit shkencor për t’iu përgjigjur nevojave në zhvillim të shoqërisë dhe për të nxitur inovacionin në fushën e kozmetologjisë.