Objektivat e programit Bachelor në FinTech dhe Analitikë Biznesi janë:
- Të ofrojë njohuri themelore teorike dhe praktike në teknologjitë financiare (FinTech), analizën e të dhënave dhe sistemet financiare dixhitale, duke mbështetur kuptimin e transformimit dixhital në sektorin financiar.
- Të zhvillojë aftësinë e studentëve për të aplikuar njohuritë në kontekste profesionale përmes zgjidhjes së problemeve, të menduarit analitik dhe përdorimit të mjeteve moderne teknologjike në financë dhe analizën e biznesit.
- Të përgatisë studentët për të mbledhur, analizuar dhe interpretuar të dhënat financiare dhe të biznesit, dhe për të komunikuar rezultatet në mënyrë efektive me palë të ndryshme të interesuara në mjedise financiare, teknologjike dhe biznesi.
- Të zhvillojë kompetenca profesionale për mbështetjen e inovacionit financiar, zhvillimin e shërbimeve financiare dixhitale dhe adresimin e sfidave që lidhen me sigurinë kibernetike, rregullimin dhe menaxhimin e riskut në sistemet financiare bashkëkohore.
- Të përgatisë të diplomuarit për role profesionale të nivelit fillestar dhe zhvillim të mëtejshëm të karrierës në sektorin FinTech, institucionet financiare, analizën e të dhënave dhe organizatat e drejtuara nga teknologjia në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
Me përfundimin me sukses të studimeve në Bachelor për FinTech dhe Analitikë Biznesi, studentët do të jenë në gjendje të:
Njohuri
- PLO1 – Interpretojnë dhe analizojnë të dhëna financiare duke përdorur AI dhe mjete të analitikës së të dhënave;
- PLO2 – Identifikojnë dhe vlerësojnë kornizat ligjore dhe rregullatore relevante për fintech, përfshirë pajtueshmërinë digjitale;
- PLO3 – Vlerësojnë arkitekturat e blockchain dhe implementojnë sisteme financiare të decentralizuara;
Aftësi
- PLO4 – Aplikojnë teknologji financiare për të zhvilluar dhe menaxhuar shërbime financiare digjitale;
- PLO5 – Zhvillojnë dhe testojnë zgjidhje fintech duke përdorur metodologji agile dhe design thinking;
- PLO6 – Sigurojnë sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave në infrastrukturat financiare digjitale;
Kompetenca
- PLO7 – Kontribuojnë në hartimin e strategjive të inovacionit në organizata financiare të drejtuara nga teknologjia;
- PLO8 – Formulojnë strategji për menaxhimin e rreziqeve digjitale dhe dilemave etike në financën innovative;
- PLO9 – Demonstrojnë aftësi ndërmarrëse në nisjen ose zgjerimin e ndërmarrjeve fintech;
- PLO10 – Zbatojnë metoda kërkimore për të analizuar dhe prezantuar zgjidhje të bazuara në evidence.